Raporton BBC/ Arrestohen 3 shqiptarë për armëmbajtje pa leje


Raporton BBC/ Arrestohen 3 shqiptarë për armëmbajtje pa leje

18:52 06/03/2017

Në një lajm të publikuar nga lideri mediatik “BBC News” flitet për 3 shqiptarë të akuzuar për veprën penale armëmbajtje pa leje në rrethana të dyshimta.

Arma është gjetur nga policia e Dublinit e fshehur nën sediljen e pasagjerit në makinën e tipit “Jeep”, me të cilën po udhëtonin Lorenc Dashi, 34 vjeç, Mariglen Hoxha, 21 vjeç dhe Arlind Rrapaj, 22 vjeç.

Arrestimi është kryer disa momente pasi treshja kishte ngrënë drekë në Fermanagh.

Avokati i tyre kishte deklaruar në gjykatë se ata nuk e kishin kuptuar që gjendeshin në Irlandën veriore në momentin që ishin ndaluar nga policia në Enniskillen, Irlandën e Veriut.

Mbi Lorenc Dashin rëndojnë gjithashtu akuzat e rezistencës ndaj një polici, lëvizje pa patentë duke mos qenë i siguruar.

Një dëshmitar tha në Gjykatën e Magjistraturës në Enniskillen, se Rrapaj dhe Hoxha prej kishin mbërritur në Dublin 3 javë më parë nga Kosova e më pas në shqipëri dhe kishin aplikuar për statusin e emigrantit.

Atyre u kishin dhënë leje të përkohshme për të qëndruar dhe kështu gjykata e ka marrë në konsideratë rastin e tyre por tha se duhet të kishin qëndruar në Republikën e Irlandës.

2 prej shqiptarëve nuk flisnin anglisht dhe Rrapaj ishte ai që u përkthente procedurat gjyqësore, ndërkohë që nuk kishte në dispozicion një përkthyes shqiptar.

Nuk u bë asnjë kërkesë për lirimin e tyre me kusht, kështu që 3 shqiptarët u mbajtën në paraburgim për 2 javë./tvklan.al






Të ngjashme