Vendimi i kushtetueses për Baren, reagon Berisha: Akt kriminal i pashembullt i Ramës!


Vendimi i kushtetueses për Baren, reagon Berisha: Akt kriminal i pashembullt i Ramës!

20:03 07/03/2017

Pak minuta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi dënimin “burgim të përjetshëm” për Aldo Baren, me argumentin e shkeljeve të rënda procedural, ka reaguar edhe ishkryemnistri Sali Berisha, i cili e quajti këtë “akt kriminal i pashembullt i kreut te banditokracise Edvin Kristaq Rames!”

Dosja e Bares, i cili akuzohet si kreu i Bandës së Lushnjës, i rikthehet për rigjykim në Gjykatën e Lartë pasi nuk është respektuar e drejta për gjykim të shkurtuar.

Reagimi i plotë i Berishës:

“Lirimi vrasësit serial Aldo Bare, një akt kriminal i pashembullt i kreut të banditokracisë Edvin Kristaq Ramës! Duke përdorur vettingun si hanxhar, ashtu siç ishte paralajmëruar ai urdhëroi gjykatën kushtetuese të heqë dënimin përjetë të kreut të bandës më të rrezikshme të Europës, bandës që priste dhe lozte futboll me kokën e viktimës në rrugët e Lushnjës.

Edivin Kristaq Rama i hoqi dënimin me jetë Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës si detyrim personal për shkak të lidhjeve te tij direkt me këtë bandë. Anëtarë kryesorë të bandës së Lushnjës kanë dëshmuar para drejtësisë Italiane lidhjen e tyre me Edvin Kristaq Ramën.

Prokuroria e Firences ka pasur të administruara interceptimet e Enver Dondollakut, në të cilat ai pohonte lidhjet e ngushta midis bandës dhe Edvin Kristaq Bares.

Pas këtij akti të shëmtuar radhën e lirimit nga kryekrimineli Edvin Kristaq Bare e kane Zani Çaushi, Kostandin Xhuvani etj.

Lirimi nga dënimi i përjetë i Aldo Bares, vrasësit serial, pas lirimit te bandës Hajmarrja për Drëjtesi dëshmon shndërrimin përfundimisht të regjimit aktual në Shqipëri në banditokraci dhe vendit ne Banditistan!”

/tvklan.al

 






Të ngjashme