Brexit/ Disfata e dytë e qeverisë përballë House of Lords
Qeveria ka pësuar një disfatë të dytë në House of Lords, pasi mbështeti një lëvizje për të siguruar një votim “kuptimplotë” në marrëveshjen finale të Brexit.
Nga 366 me 268 vota, ata mbështetën një amendament në Bashkimin Evropian (Njoftimin e Tërheqjes) që do u japë deputetëve fjalën e fundit në negociatat me Brukselin.
Theresa May tashmë pësoi një humbje të rëndë me Lordët mbi të drejtat e shtetasve të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar që të mbeten jashtë pas Brexit.
Votimi, i cili zgjati tre orë në Dhomën e Dytë, mund të vërë në rrezik planet e kryeministrit për nisjen e bisedimeve për daljen nga BE në fund të muajit./tvklan.al