Aksident tragjik në Mississippi
Një tren mallrash u përplas me një autobus pasagjerësh në një kryqëzim hekurudhor në Mississippi. Si pasojë e aksidentit tragjik, 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet lokale thanë se autobusi ka ndaluar në shinat e trenit dhe arsyeja e këtij frenimi të papritur ende nuk dihet.
Mjeti, që transportonte më shumë se 50 pasagjerë, është marrë përpara nga treni i mallrave për një rrugë jo të shkurtër.
3 persona që udhëtonin me autobus kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa një i katërt humbi jetën gjatë transportit në spital.
Tv Klan