Klosi: Reforma në drejtësi, ul dhunën në familje
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka zgjedhur ditën e gruas për të apeluar se reforma e gjyqësorit duhet për të frenuar dhunën në familje.
Në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore të mbajtur në një fabrikë ku janë të punësuara shumë gra të dhunuara , Klosi u shpreh se shumë ngjarje kriminale janë për shkak të vendimeve të munguara të gjyqësorit, për urdhrat e padhëna të mbrojtjes, apo për mungesën e dënimeve kundrejt dhunuesve.
Ai deklaroi se “ Duhet të jemi të gjithë bashkë, për të mundësuar reformimin e gjyqësorit, votimin e Vettingut, ecjen përpara me reformën edhe në të mirë të një familje më të shëndoshë, edhe në të mirë të frenimit të dhunës”
Teksa shpërndau lule të shoqëruara me mesazhin e fushatës kundër dhunë, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë” ministri Klosi deklaroi se fuqizimi ekonomik I gruas është prioriteti I këtij viti, ku një nga programet e nxitjes së punësimit shkon pikërisht për kategoritë e grave që kanë vështirë hyrjen në tregun e punës./ Tv Klan