20:05 06/05/2014Familjarë, miq, shkirmtarë, politikanë dhe qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit dhe përkthyesit Amik Kasoruho. Homazhet në nderim të tij u mbajtën në katedralen Shën Luçia në Durrës. Në ceremoninë e lamtumirës ishte i pranishëm edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili e vlerësoi Kasoruhon si një pasardhës të denjë të një familje intelektuale që u përndoq nga diktatura.Pas meshës të mbajtur në katedralen Shën Luçia, kortezhi me trupin e pajetë është drejtuar drejt varrezave të vjetra të qytetit të Durrësit, duke përmbyllur në këtë mënyrë dhe një nga amanetet e tij të fundit. Amik Kasoruho u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 82 vjeçare nga një sëmundje e rëndë në mushkri. Kasoruho është dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.Tv Klan