New York dhe Washington padisin ligjin e Trump për dëbimin e myslimanëve


New York dhe Washington padisin ligjin e Trump për dëbimin e myslimanëve

21:34 09/03/2017

Ligji i rishikuar i Donald Trump ndaj dëbimit të emigrantëve myslimanë është nën sulm nga disa shtete të Amerikës.

Pas Hawaii-t, Washington DC, New York dhe Oregon i janë bashkuar padisë ndaj presidentit të SHBA për ligjin e dëbimit të myslimanëve.

Njoftimi nga Prokurori i Përgjithshëm i Washingtonit, Bob Ferguson, erdhi një ditë pasi Hawaii nisi padinë kundër ligjit të Trump, i cili u ndalonte hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 6 vendet me shumicë myslimane.

Washington ishte shteti i parë i cili ngriti padinë, që rezultoi në ndalimin e zbatimit të tij nga gjyqtari James Robert në Seattle./tvklan.al






Të ngjashme