Manchester United barazon në Rusi, Roma përmbyset nga Lyon


Manchester United barazon në Rusi, Roma përmbyset nga Lyon

23:13 09/03/2017

Manchester United u ndal te një barazim 1 – 1 në fushën e Rostov për sfidën e parë të 1/8 në Europa League.

Një rezultat që mban me shpresë ekipin rus. Mkhitaryan shënoi fillimisht për anglezët, ndërsa Bukharov barazoi në pjesën e dytë.

Përpjekjet e mëvonshme të lojtarëve të Manchester United nuk sollën ndryshim të rezultatit. Një ndeshje me emocione ishte ajo mes Lyon dhe Roma. Ekipi francez fitoi 4 – 2 përballjen me atë italian duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë.

Diakhaby që në minutat e para për Lyon, por Salah dhe Fazio me golat e tyre bënë që Roma të shkonte në pushim në avantazh.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe Tolisso, Fekir e Lacazette kthyen situatën në favorin e Lyon. Ajax humbi 2 – 1 në fushën e Copenhagen, ndërsa Olympiacos barazoi 1 – 1 me Besiktas. Me të njëjtin rezultat u mbyll derbi gjerman mes Schalke dhe Monchengladbach. Ndeshjet e kthimit që do të vendosin ekipet çerek-finaliste të Europa League do të luhen të enjten e ardhshme./Tv Klan

 






Të ngjashme