Brexit pritet të kthehet në ligj sot, Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE
Parlamenti ka legjitimuar projektligjin e Brexit, duke i shtruar rrugën qeverisë të ekzekutojë Artikullin 50 në mënyrë që Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Bashkimi Evropian.
Projektligji pritet të rishikohet nga Mbretëresha dhe të kthehet në ligj ditën e sotme. Kjo do të thotë se Theresa May nuk ka gjasa të diskutojë për tërheqjen e tij aq më pak në javën e fundit të marsit.
Kjo erdhi si rezultat pasi kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon deklaroi se kishte si synim të mbante një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë në kohën kur negociatat për brexit priteshin të arrinin në një konkluzion.
Procesi i Brexit pritet të zgjasë 2 vite pasi May të invokojë Artikullin 50, në mënyrë që të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE./tvklan.al
Lajmi në përditësim…