Pafajësia e “Hakmarrjes per Drejtesi”, prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë
Prokuroria nuk është dakord me vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila një muaj me parë shpalli të pafajshëm 10 anëtaret e të ashtuquajturës “Hakmarrja për Drejtësi”.
Për këtë arsye organi i akuzës i është drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon shfuqizimin e atij vendimi.
Togat e zeza shpallën të pafajshëm 10 anëtaret që akuzoheshin për 18 ngjarje të renda kriminale, vrasje, pengmarrje, grabitje me arme e akte terroriste, të ndodhura brenda një dekade, nga viti 93 deri në vitin 2003.
Ngjarjet më të bujshme të cilat u akuzua ky grup ishin vrasja e ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi, atentati me eksploziv supermarketit të kompanisë Vefa ku u vranë 4 persona, vrasja e Genci Sinës shoferi i ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku në vitin 2003, vrasja e Sami Jatës të 21 dhjetori në tentative për t’i grabitur paratë që transportonte apo vrasja e Pal Prendit në grabitjen e parave të firmës piramidale Gjallica.
Sipas vendimit të Apelit provat e sjella nga prokuroria për Leart Shytin, Orik Shytin,Altin Arapin, Pasho Novruzin, Dritan Haten, Gëzim Gjonin, Gentian Hakën, Nikolin Novruzin, Roland Shytin, dhe Kreshnik Spahiun nuk mjaftojnë për t’i dënuar.
Një pjesë e provave të prokurorisë ishin shpallur te pavlefshme nga gjykata e larte e cila ne mars të vitit të kaluar riktheu për gjykim dosjen në Apelin e Krimeve të Rënda./ TV KLAN