Rita Ora i shpëton breshërisë së plumbave
Disa orë më parë në një zonë të pasur të Londrës pati breshëri armësh nga xhami i një makine dhe viktima mund të kishte qenë këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova Rita Ora.
Policia britanike pushtoi Square Colville në Notting Hill pasi një person filloi të shtinte me armë nga xhami i makinës së tij. Ajo kaloi në zonë duke shijuar një pije freskuese disa minuta para se personi që gjendej në makinë të hapte zjarr. Personi ende i paidentifikuar hapi zjarr rreth orës 2 të drekës në Colville Gardens, W11. Sipas oficerëve të policisë nuk ka patur asnjë të lënduar. Policia po vazhdon me hetimet pasi plumbat kaluan përmes një shtëpie në katin e parë./tvklan.al