Premtimi i De Biasit nëse mund Italinë
Gianni De Biasi kundër Italisë së tij. Për të është një sfidë krenarie, për të treguar se mund të bëjë surprizën edhe me Shqipërinë e vogël të futbollit.
Në konferencën e së hënës, ku publikoi edhe emrat e lojtarëve të grumbulluar tha se do të ishte jashtëzakonisht i lumtur, nëse Kombëtarja e drejtuar prej tij do të fitonte me përfaqësuesen e Gian Piero Ventura. Për mediat italiane, më saktësisht për Sky Sport premtimi i tij në rast suksesi ishte i pabesueshëm.
“Nëse Shqipëria e mund Italinë, De Biasi është i gatshëm të bëjë Rrugëtimin e Santiagos thuasje të gjithin”.
Kjo udhë që kalon veriun e Spanjës është rreth 800 kilometra e gjatë. Një pelegrinazh që ka nisur prej mesjetës me qëllim për të mbërritur në këtë vend të shenjtë. Premtimi i Gianni De Biasi varet nga lojtarët kuqezi, nëse do të bëjnë surprizën e eliminatoreve të kaluara, ku mundën Portugalinë në Aveiro.
Tv Klan