Vritet në atentat deputeti rus
Ish – deputeti rus Denis Voronenkov është vrarë ditën e sotme në një atentat në Kiev.
Sipas policisë, Voronenkov u vra në hyrje të një hoteli në kryeqytetin ukrainas. 45 – vjeçari, ish – anëtar i partisë komuniste të dhomës së ulët në Parlamentin rus, ishte shpërngulur në Ukrainë vjeshtën e shkuar dhe kishte marrë nënshtetësinë ukrainase. Ai u largua nga Rusia sëbashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Maria Maksakova, e cila ishte gjithashtu deputete. [caption id="attachment_266040" align="aligncenter" width="1023"]Maria Maksakova dhe Denis Voronenkov
[/caption] Voronenkov deklaroi se u largua nga vendi pasi po persekutohej nga agjencitë e sigurisë ruse dhe për këtë arsye hoqi dorë edhe nga nënshtetësia. Ai dha disa intervista pas largimin nga Rusia, ku kritikoi ashpër Presidentin Vladimir Putin dhe politikat e Kremlinit në Ukrainë. [caption id="attachment_266041" align="aligncenter" width="848"]Denis Voronenkov
[/caption] Sipas britanikes “The Guardian”, Voronenkov u qëllua për vdekje teksa ishte nisur për të takuar Ilya Ponomarev, gjithashtu deputet i larguar nga Rusia. Hoteli ku ndodhi ekzekutimi,Premier Palace
ndodhet në qendër të Kievit dhe frekuentohet nga biznesmenë e të huaj. Ndërkohë, presidenti ukrainas Petro Poroshenko thërriti kreun e sigurisë për t’u informuar mbi ngjarjen, ndërsa Kryeprokurori i Ukrainës, Yuri Lutsenko shkruajti në Facebook se vrasja ishte“mënyra e zakonshme ndëshkuese e Kremlinit”
./tvklan.al