“1000 Premtimet” e Alban Skënderajt


“1000 Premtimet” e Alban Skënderajt

20:35 23/03/2017

Këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj ka publikuar sot këngën e tij më të re, “100 Premtime”.

Ky është një bashkëpunim me Dalool. Muzika e produksionit të ri është bërë nga Avaxus & Dalool; Melodia & Teksti nga Alban Skënderaj dhe produksioni është drejtuar nga Genc Mehmetaj & Dren Berisha.

Teksti i plotë i këngës:

1000 Premtime

Ku janë fjalet qe ke thënë?

Ti ku i ke? Ti ku i ke?

Dhe premtimet qe kë dhënë,

ti ku i ke? Ti ku i ke?

Ku janë ëndrrat që pamë?

Ku janë planet që thurëm së bashku?

Ku janë netët e gjata në ballkon?

Ku janë lojërat, sekretet që ndamë?

Ku je sonte, përgjigju së paku!

Ku janë ndjenjat që unë kam?

Ti ku i ke? Ti ku i ke?

Puthjet e tua ti sonte ku i ke?

Ti ku i ke? Ti ku i ke,

një mije premtime, një mije premtime që dhe!?

Ti mos me lër në errësirë, në errësirë, në errësirë

Jo mos më thuaj lamtumirë, jo lamtumirë, jo lamtumirë

Ku janë sot ato puthje nën hënë?

Ku janë këngët buze detit rreth zjarrit,

tatuazhet mbi sup me emrat tanë?

Ku janë hapat që kurrë nuk u bën?

Ku je sot, ku janë dridhjet e zërit?

Ku janë lotët që nuk ranë?!

Ti ku i ke? Ti ku i ke?

Puthjet e tua ti sonte ku i ke?

Ti ku i ke? Ti ku i ke,

një mijë premtime, një mije premtime qe dhe?!

 

 






Të ngjashme