Përplasja e 2 motorave, humb jetën i riu
Drejtuesi një prej motorave të aksidentuar një ditë më parë me njëri – tjetrin në Vlorë, ka ndërruar jetë.
Ai është 24 – vjeçari T.M, i cili ndodhej në spitalin e Fierit, ku dhe ka ndërruar jetë.
I riu u përplas aksidentalisht me një tjetër motor, drejtuesi i të cilit, një 41 – vjeçar me iniciale F.H, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:55 në rrugën kryesore të fshatit Novoselë./tvklan.al