Fier, punonjësit e Albpetrol kundër largimeve nga puna
Fier, punonjësit e Albpetrol kundër largimeve nga puna
Shpërndaje
22:09 08/05/2014400 punonjës të albpetrol kanë protestuar lidhur me një urdhër verbal të drejtorit të kompanisë për largimin e tyre nga puna. Ata thonë se nuk kanë marrë një shkresë zyrtare, por se shefat e sektorëve u kanë komunikuar gojarisht largimin nga puna. Protesta u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kanë thënë se do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet në Albpetrol. Kompania ka shkarkuar rreth 1 mijë e 100 punonjës me argumentin e ristrukturimit.Tv Klan