Berat, ekzekutohet biznesmeni i hidrosanitareve


Berat, ekzekutohet biznesmeni i hidrosanitareve

09:22 09/05/2014 Makina-biznesmenit-BeratNjë biznesmen mbeti i vrarë në një atentat mbremë rreth mesnatës në Berat. Adriatik Mustafallari 56 - vjeç u qëllua me bresheri automatiku në afërsi të Kombinatit.

Policia bëri me dije se ai u vra sapo doli nga një lokal dhe po hipte në makinë. Pas ekzekutimit autorët e këtij krimi kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Shkaqet mbeten ende të paqarta. Adriatik Mustafallari, biznesmen hidrosanitaresh ka punuar më parë në polici dhe ka shërbyer si Shef i Policisë Rrugorë në vitete 1995 – 1996 në Berat.

tvklan.al





Të ngjashme