Maturantët nisin plotësimi i formularit A1
Maturantët kanë nisur të përcaktojnë lëndët me zgjedhje nëpërmjet plotësimit të formularit A1. Sipas një grafiku të përcaktuar nga ministria e Arsimit, Tirana është e para që ka startuar procesin.
Por ka patur edhe gjimnaze, si ai “Andon Zako Çajupi”, ku maturantët janë kthyer mbrapsht pa e plotësuar formularin, pasi sistemi u bllokua.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, pohon se procesi do të përmbyllet brenda 10 ditëve. maturantët nuk mund ti kthehen me plotësimit të këtij formulari i cili është vendimtar për hyrjen në universitet.
Plotësimi i formularëve për maturat në gjithë vendin do të përfundojë në datën 5 prill, proces pas të cilit nxënësit bëhen pjesë e sistemit për aplikimin në universitete.
Tv Klan