Rivënia në punë e ish-uzinave


Rivënia në punë e ish-uzinave

15:45 25/03/2017 https://youtu.be/UwD7VK4wDbs

Shqipëria hap portat për të dhënë me koncesion të gjithë pjesët e mbetura të uzinave industriale që funksionuan në territorin e saj gjatë periudhës së diktaturës. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përgatitura një plan i cili përmbledh mijëra hektarë tokë të ish  reparteve të industrisë me qëllim rivënien e tyre në përdorim.

Në planin e qeverisë thuhet se të gjitha kompanitë që shprehin interes për të bërë një investim industrial mbi 10 milion euro në këto objekte mund të marrin me qira simbolike 1 euro, një prej zonave. Të gjitha pjesët e mbetura të ish kombinatit të metalurgjikut në Elbasan, Uzina e Nikel – Kobalitit, Tec-i i Kombinatit Energjitik dhe ndërmarrja e prodhimit të çeliqeve do të vihen në dispozicion të privatit, po ashtu do të jepen dhe 3 uzina në rajonin e Fierit përshirë dhe ish –Azotikun e këtij qyteti.

Dëmi mjedisor që ato mund t’i shkaktojnë zonave përreth është i lartë, prandaj plani synon mirëmbajtjen e tyre përmes rikthimit në punë. Qeevria planifikon që brenda këtij viti të mbledhë një grup pune i cili do të merret intensivisht me dhënien me koncesion të këtyre zonave.

Tv Klan






Të ngjashme