Gjendet një kufomë tek plazhi i “Gjeneralit”
Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selites, plazhi i “Gjeneralit”.
Kufoma ende e paidentifikuar është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe ” ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë.
Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikim e kufomës ./tvklan.al