Bullgaria shkon sërish në zgjedhje
6,8 milionë bullgare janë thirrur të votojnë sot në zgjedhjet e treta parlamentare për katër vitet e fundit. Të gjitha sondazhet parashikojnë një rezultat të ngushtë mes socialistevë që shihen si pro ruse dhe qendrës së djathtë të kryeministrit Boyko Borisov, dy herë fitues në zgjedhjet e fundit.
Të tretët pritet të renditen nacionalistët e formacionit Patriotët e Bashkuar.
Bullgaria është vendi më i varfër në BE me rrogë mesatare në nivelin e 500 eurove dhe me probleme të mëdha të korrupsionit.
Në votimet e deritanishme rezultatet kanë nxjerrë një parlament të fragmentarizuar që ka prodhuar qeveri të brishta.
Tv Klan