
Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh 30 sekonda pas vdekjes
Thonë se kur një jetë shuhet, një dritë e bardhë e pret pas shkëputjes nga trupi, apo se jeta kalon me shpejtësi përpara syve.
Por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë ndodh në momentin që vdesim. Të paktën deri tani. Një shkencëtar beson se ka zgjidhur misterin e tmerrshëm të vdekjes dhe thotë se mund të na tregojë ekzaktësisht se çfarë ndodh në 30 sekondat e para pasi vdesim. Neurologu Cameron Shaw bëri autopsinë e trurit të një gruaje, për të zgjidhur këtë mister dhe zbuloi se: Humbim sensin e qenies tonë Për shkak se furnizimi me gjak në tru vjen nga poshtë, truri“ka tendencën të vdesë nga lart poshtë, duke shuar fillimisht karakteristikat kryesore që na bëjnë njeri”
, thotë Cameron.“Sensi i qenies që jemi, sensi jonë i humorit, sëbashku me aftësinë për të menduar, e gjitha kjo vdes në 10 – 20 sekondat e para. Më pas, teksa vala e gjakut vdes qelizat e trurit, kujtimet dhe aftësia për të folur nisin të shuhen”
, shpjegon ai më tej.
“E dimë nga eksperienca se vizioni i tunelit shkaktohet kur humb papritur gjak në tru. Gjëja e parë që dallon kur të bie të fikët është humbja e shikimit, për të vijuar me errësirën. Ka vend për të diskutuar se kjo është mënyra sesi progreson vdekja, për shkak të këtij mekanizmi, që është ndërprerja e furnizimit me gjak të trurit”.

“Truri krijon botë vizuale rreth e rrotull vetes që i përngjan realitetit, por që në fakt nuk është realiteti, sepse në të vërtetë personi është i verbër”.
A kalon jeta me shpejtësi para syve? Po, në fakt gjëja e fundit që mendon përpara se të vdesësh është jeta dhe eksperiencat që ke patur. Shkencëtarët nga Universiteti i Hadassah në Jeruzalem ekzaminuan 7 pacientë të ndryshëm që kishin patur eksperienca pranë vdekjes dhe zbuluan se të gjithë ata kishin parë eksperienca të forta. Neurologu Cameron nuk është i pari shkencëtar që studion se çfarë ndodh pas vdekjes. Një tjetër studim i realizuar sëfundmi doli në konkluzionin se truri vijon të punojë deri në 10 minuta pas vdekjes./tvklan.al