Menaxhimi ndërkufitar i ekosistemeve
Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni janë bërë sëbashku për të menaxhuar ekosistemet ndërkufitare.
Marrëveshja u nënshkrua nga tre ministrat e mjedisit,ai i Shqipërisë Lefeter Koka,i Kosovës Ferhat Shala dhe i Maqedonisë Bashkim Ahmeti.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Ministri shqiptar Lefter Koka u shpreh se “Vullneti i përbashkët ka rëndësi kyçe për ta bërë të zbatueshëm këtë projekt dhe të tjera mes vendeve tona”
Ministri kosovar Shala,shprehu gatishmërinë për realizimin e këtij projekti duke theksuar se Kosova ka çdo mekanizëm dhe kapacitet për të bërë të mundur këtë projekt.
Ndërsa Ministri maqedonas u shpreh se kështu mund të kontribuojmë në mbrojtjen më efikase dhe përmbushjen e qëllimeve globale për biodiversitetin.
Tv Klan