Rikthimi i Iljasit të “Shamikuqes”
Të gjithë e kanë parë dhe kanë qarë me filmin e famshëm turk, “Shamikuqja”. Aktori kryesor i këtij filmi, Kadir Inanir, ka njoftuar se do të rikthehet në ekran pas një pauze 6-vjeçare.
Në filmin e vitit 1978, Kadir Inanir luante rolin e Iljasit, ndërsa Turkan Soray luante rolin e Asyas, gruas me shami të kuqe nga e cila mori emrin edhe filmi. Ai do të jetë pjesë e seriali që do të nisë në muajin shtator. Inanir, i cili i ka kthyer pas të gjitha propozimet për të luajtur në filma dhe seriale në gjashtë vitet e fundit, është bindur nga një miku i tij për t’u rikthyer në ekran. Ai do të luajë rolin e një kapadaiu të famshëm nga Stambolli në serialin “Ali Ekber Xhevahir”. Seriali i ri do të nisë xhirimet në muajin korrik dhe do nisë transmetimin në muajin shtator./tvklan.al