Sinanaj refuzon t’i japë sqarime prokurorisë greke
Disa oficerë të Prokurorisë së Athinës kanë tentuar të marrin në pyetje Julian Sinanaj për disa ngjarje kriminale në Greqi, ku dyshohet se ai ka qenë i përfshirë. Këtë të hënë është tentuar që 35 – vjeçari të merret në pyetje.
Por mësohet se Sinanaj ka refuzuar të japë sqarime, duke bërë që oficerët të largohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pa e administruar dëshminë e tij. Nuk sqarohet nëse oficerët grekë do të rikthehen për ta pyetur përsëri, por burimet thonë se Julian Sinanaj nuk ka dashur të bashkëpunojë me autoritetet e shtetit fqinj.
Hetuesit grekë kanë dyshime se Sinanaj ka vendosur tritolin në Gjykatën e Selanikut dhe është autori i disa vrasjeve në Greqi, me porosi të mafias greke.
Veprimi i prokurorisë greke vjen disa javë pas vendimit të gjykatës, e cila dënoi me 30 vite burg Sinanajn, si pjesë e bandës së tritolit. Sipas prokurorisë, ai ishte autor i të paktën dy vrasjeve në Vlorë.
Tv Klan