Berisha: Kanabizimi rrezikon destabilizimin e vendit


Berisha: Kanabizimi rrezikon destabilizimin e vendit

17:15 29/03/2017

Situata politike në vend ishte në qendër të takimit që ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi me ambasadorin Italian Alberto Cuttilo.

Sipas Berishës vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, që mund të çojë drejt desabilizimit, si pasojë e kanabizimit dhe pesëfishimit të pushtetit të bandave e krimit, të cilat është shprehur ai  janë kërcënim për zgjedhjet e lira e të ndershme.

Pas kanabizimit të vendit Berisha thotë se fshihet skenari për vjedhjen e zgjedhjeve, fenomen që sipas tij ka shkatërruar më herët edhe zgjedhjet vendore në Peshkopi.

Gjatë takimit me ambasadorin Italian Berisha është shprehur se zgjidhja vjen vetëm përmes qeverisë teknike, e cila do të mundësojë zgjedhjet e lira e të ndershme, miratimin e reformës në drejtësi dhe mundësojë zbatimin e dekriminalizmit dhe luftën kundër narkotikëve.

Tv Klan






Të ngjashme