Dëshmia/ Si ma vranë gruan në sy të fëmijëve


Dëshmia/ Si ma vranë gruan në sy të fëmijëve

22:49 01/04/2017

Një burrë, gruaja e së cilit u vra në sy të tre vajzave të tyre, ka folur për herë të parë për ngjarjen e tmerrshme.

Mia Mascarinas – Green vdiq në Shkurt në Filipine, kur dy persona iu afruan me motor dhe e qëlluan për vdekje teksa gruaja udhëtonte më makinë. Në drejtim të automjetit të 49 – vjeçares u qëllua 28 herë dhe pasi e ekzekutuan, vrasësit e saj u përpoqën që t’i vrisin edhe fëmijët.

Fatmirësisht të voglat, 10 – vjeçarja Zoe dhe binjaket 2 – vjeçare Zia dhe Eli shpëtuan.

Babai i tyre, 45 – vjeçari Stuart Green nga Britania, beson se vrasja e bashkëshortes lidhet me një çështje që Mia, me profesion avokate, po punonte.

Ai pritet që të kthehet në qytetin ku bashkëshortja e tij u vra, por shprehet se ka frikë se edhe jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Duke folur për

“DailyMail”,

 Stuart tregoi se Mia po kthehej bashkë me fëmijët për në shtëpi kur një motor e parakaloi dhe i doli para që të ndalonte. Më pas ata nisën të qëllonin në drejtim të saj. Sipas tij është mrekulli që fëmijët shpëtuan gjallë.

Çifti jetonte në Filipine dhe Mia po punonte në një çështje përpara se të vritej, më 15 Shkurt.

Në 2016 –ën ajo kishte pranuar një çështje nga një kliente e quajur Conrada Blomqvist, e cila kishte konflikt pronësie mbi një resort në plazh me djalin e saj.

Ky i fundit, sëbashku me një tjetër person janë dhe dy emrat të cilët dyshohen si ekzekutorë të gruas dhe janë shpallur në kërkim./tvklan.al





Të ngjashme