E qëlluan me 2 plumba në kokë për larje hesapesh, vdes shqiptari në Athinë


E qëlluan me 2 plumba në kokë për larje hesapesh, vdes shqiptari në Athinë

13:01 02/04/2017

Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur natën e djeshme në Menidhi të Athinës.

Sipas dëshmitarëve ai ndodhej në makinën e tij kur u qëllua. Shqiptarin e qëlluan me 2 plumba në kokë dhe në kraharor. Ai u dërgua menjëherë në spital ku dhe ndërroi jetë.

Policia greke mendon se vrasja e shqiptarit ka ardhur si një shpagim për larje hesapesh.

Shqiptari ishte skeduar më parë për trafik droge. /tvklan.al

 






Të ngjashme