
Zgjedhjet serbe edhe në Kosovë
Zgjedhjet presidenciale serbe po mbahen edhe ne Kosovë ku procesi ka vijuar deri tani pa incidente. Në Kosovë votohet në 4 qendra dhe 16 njësi rajonale.
Serbet e Kosovës kanë nisur votimin ne Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Shterpce dhe Graçanicë.
Zgjedhjet presidenciale serbe ne territorin e Kosovës kane shkaktuar tensione mes shqiptareve, të cilët javën e kaluar bllokuan rrugët ne veri, në kundërshtim me mbajtjen e zgjedhjeve.
Ndërkohë, qeveria e Kosovës, ka ndjekur të njëjtën procedurë për mbajtjen e zgjedhjeve, ashtu si edhe në vitet e kaluara.
Tv Klan