LSI dërgon ditën e fundit në KQZ emrin e komisionerit për zgjedhjet në Kavajë
Edhe pse Luan Rama kishte deklaruar më herët se LSI nuk do merrte pjesë në zgjedhjet për kreun e bashkisë Kavajë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar ditën e fundit emrin e komisionerit të saj për anëtar të KZAZ-së së Kavajës.
Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie do të mbahen në 7 maj.
Gjatë një takimi me të rinjtë në Njësinë nr. 1, Meta tha se LSI kërkon që zgjedhjet të jenë të lira, pasi ato nuk bëhen as për pozitën, as për opozitën./tvklan.al