Budapest, studentët marshojnë kundër pr/ligjit të qeverisë hungareze
Mijëra studentë manifestuan sërish në rrugët e Budapestit kundër mbylljes së Universitetit të Europës Qendrore, që financohet nga fondacionet e miliarderit amerikan Xhorxh Soros.
Studentët u bënë thirrje deputetëve të parlamentit hungarez, që mblidhen të martën, të mos e miratojnë projekt-ligjin e propozuar nga kryeministri Viktor Orban.
Projekt-ligji shpall të jashtëligjshëm universitetet private me financime të huaja, që nuk kanë degë në vendet prej nga vijnë financimet.
Në bazë të projekt-ligjit, universiteti i Sorosit duhet të mbyllet pasi ushtron aktivitet vetëm në Budapest, ndërsa diplomat e tij njihen edhe në Shtetet e Bashkuara.
Universiteti u krijua nga Xhorxh Soros në vitin 1991, pas rënies së komunizmit dhe është i famshëm në mbarë botën.