KQZ zëvendësohen komisionerët e opozitës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zëvendësoi Komisionerët e Partisë Demokratike për garën elektorale të 18 Qershorit.
Vendimi u mor vetëm me 4 votat e anëtarëve të shumicës në këtë institucion. Përfaqësuesit e opozitës në KQZ e argumentuan votën kundër me faktin se zëvendësuesit janë militantë të Partisë Socialiste.
Vendimarrja e KQZ-së erdhi pasi opozita ka shkelur afatet e regjistrimit të komisionerëve për zgjedhjet parlamentare. Njëherazi partitë e koalicionit të djathtë kanë vendosur të mos regjistrohen si subjekte elektorale, deri në krijimin e një qeverie teknike.
Pas shkeljes së afateve ligjore nga ana e opozitës, KQZ-ja vendosi të zëvendësojë 90 komisionerët e djathtë me emra qytetarësh.
Tv Klan