Moti për sot, mos harroni çadrën

Natural background: stormy sky

Moti për sot, mos harroni çadrën

08:25 04/04/2017

Moti do të jetë më vranësira dhe shira të dobët,  por shpesh do të ketë dhe intervale kthjellimesh. Pasditja e deri në mbrëmje mbetet me vranësira dhe shira, kryesisht në zonat malore veriore. Orët e natës do të sjellin përmirësim të motit në territor duke bërë që të dominojnë kryesisht kthjellimet.

Temperatura e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë Celsius gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./tvklan.al

 






Të ngjashme