Berisha-Ramës: Hiq çdo kusht për dialog, dëgjo thirrjet e Bashës dhe Metës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i bëri thirrje sot kryeministrit Rama të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve të opozitës, por edhe te aleatit në qeverisje të tij dhe të nisë menjëherë e pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rënde të vendit!
Në mesazhin e tij në Facebook, Berisha i kujtoi Ramës së në vitin 2007 kur ai kërkoi shtyrjen, zgjedhjet u shtynë tre muaj vetëm për certifikatën e gjendjes civile për zgjedhësin.
“Rama si një personazh i Remarkut!
Të dashur miq, ndaj kërkesës së kreut të opozitës Lulzim Basha për dialog pa kushte, Rama përdor për bllokim kushtet dhe si mburojë kushtetutën. Mirëpo për Edvinin, libri themelor i shtetit një herë quhet Kushtetute e herën tjetër prostitute!
Kështu, në vitin 2007 kur ai kërkoi shtyrjen, dhe zgjedhjet u shtynë tre muaj vetëm për certifikatën e gjendjes civile për zgjedhësin, e cila ne Tiranë dhe 70% të vendit lëshohej nga bashkitë socialiste, ajo nuk ishte Kushtetutë por ishte thjesht prostitutë!
Kurse tani që Rama ka mbushur vendin me drogë, banda, krim dhe që opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve për të pasur zgjedhje te lira, Rama mbron karrigen e tij duke thënë se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur nuk ishte kushtetuta që lejoj shtytjen e zgjedhjeve në vitin 2007 apo sikur ajo lejon mbushjen e vendit me drogë dhe krim, të lidhur direkt me Edvinin.
Kësaj i thonë: karrigia e para!
Ne veprat e Remarkut është një personazh në një spital psikiatrik, i cili për shkak të sëmundjes, ne varësi nga hëna ndërronte emrin kur i shkonte e dashura për vizitë, njëherë e priste si Albert e herën tjetër si Robert!
Me këtë rast i bej thirrje Edi Ramës të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve te opozitës por edhe të aleatit në qeverisje të tij, mos të bllokojë por të nisë menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit!”, tha Berisha në postimin e tij.
/tvklan.al