Vrasja e dyfishtë në Durrës, policia jep detaje
Në lagjen Nr. 9, në Durrës janë gjetur nga familjarët të vrarë me armë zjarri brenda banesës së tyre Hurme Çurri, 80 vjeç dhe Irsid Çurri, 23 vjeç.
Efektivët e Policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje dhe në katin e dytë të banesës, në dhomën e gjumit u gjetën të vrarë me armë zjarri gjyshaj dhe nipi i saj.
Pranë 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri automatike e tipit kallashnikov. Banesa e viktimave u gjet e mbyllur nga brenda.
Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan 19 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë të pa plasur, model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 fishek, i cili u gjend brenda folesë së fishekut në armën e zjarrit automatike.
Nga tërësia e veprimeve të para hetimore proceduriale, si kqyrja e vendit të ngjarjes , kqyrja e kufomave, marrja e deklarimeve familjareve të viktimave, bazuar edhe në mekanizmin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se viktima Irsid Çurri, në kushtet e depresionit, fillimisht ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij, shtetasen Hurme Çurri dhe me pas është vetvrarë me armën e zjarrit automatike.
I riu ka qenë më parë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 2010.
Irsid Çurri pas kthimit të tij nga Gjermania ka shfaqur shenja të depresionit. Nga kqyrja e kufomave nuk janë evidentuar shenja dhune./tvklan.al