6 në pranga për ndotje ambienti me furra gëlqereje
Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Krujës për ndotje ambienti nëpërmjet djegies së furrave të gëlqeres pa leje.
Policia tha se ka vënë në pranga 17-vjeçarin S.L., 20-vjeçarin Enkloid Balla, 18-vjeçarin Drilon Sefa, 40-vjeçarin Bujar Seferi, 41-vjeçarin Gazmir Halili dhe 68-vjeçarin Maliq Seferi
Ata u kapën të martën në Borizanë, Zgërdhesh dhe Halil, Krujë duke djegur furra gëlqereje pa leje dhe duke ndotur ambientin.
Policia e Krujës paralajmëroi se kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim./tvklan.al