Hetime për lidhjet e Jalilov me grupet radikale


Hetime për lidhjet e Jalilov me grupet radikale

16:15 05/04/2017

Autoritetet ruse po zgjerojnë hetimet për autorin e dyshuar të sulmit në metronë e Shën Petërburgut. Fokusi qendror është gjetja e lidhjeve të 22- vjeçarit me grupet radikale islamike dhe motivet e sulmit tragjik. Ka spekulime në media se sulmi ishte një ndëshkim për sulmet ajrore të Rusisë mbi militantet islamike në Siri.

Paralelisht me hetimet autoritetet në Shën Petërburg kanë arrestuar gjatë persona të dyshuar se kanë rekrutuar  luftëtarë për Shtetin Islamik. Të dyshuarit janë nga vendet e Azisë Qendrore dhe kanë qenë aktive që nga nëntori, deklaruan zyrtarët rus.

Të  arrestuarit kishin rekrutuar emigrante nga vendet aziatike për të kryer akte terroriste” dhe u zbulua se bashkëpunonin me grupe kriminale të armatosura.

Nuk ka asnjë dëshmi se ata janë të lidhur me Akbarjon Jalilov, shtetasin rus të lindur ne Kirgistan i cili është i dyshuari kryesor i sulmit në metronë e Shën Petërsburg. Nga sulmi i të hënës mbetën të vrarë 14 persona dhe më shumë se 50 u plagosën.

Shteti islamik ka rekrutuar një numër të konsiderueshëm militantesh nga vendet e Azisë Qendrore dhe Kaukazit Verior.

Tv Klan






Të ngjashme