Begaj, e pesta në Europian


Begaj, e pesta në Europian

20:02 05/04/2017

Romela Begaj u rendit e 5-ta në Europianin e Peshëngritjes që po mbahet në Kroaci. Në kategorinë 69 kilogramë Begaj ngriti në total 219 kilogramë në dygarësh.

Në stilin e shkëputjes, Begaj e nisi mirë garën duke ngritur 98 kilogramë në provën e parë, por dështoi në provën e dytë dhe të tretë.

Në shtytje, Romela ngriti 121 në provën e dytë, por nuk arriti të ngrejë 125 kilogramë në provën e tretë duke duke e mbyllur garën në vendin e 6 në këtë stil dhe në të pestin në dygarësh.

Tv Klan






Të ngjashme