Foto/ Automjeti përfshihet nga flakët pak minuta pasi ishte parkuar


Foto/ Automjeti përfshihet nga flakët pak minuta pasi ishte parkuar

22:21 05/04/2017

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 21:31, në lagjen "Uji i Ftohtë" të Vlorës.

Automjeti Opel, me targë angleze YV 04 JVE, në pronësi të B.K u përfshi nga flakët disa minuta pasi 40 – vjeçari e kishte parkuar atë pranë banesës.

Për shuarjen e flakëve, siç shihet edhe në këtë foto është dashur ndërhyrja ndërhyrja e zjarrfikëses.

Si pasojë e zjarrit, automjeti ka pësuar dëmtime të vogla materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme./tvklan.al






Të ngjashme