Zjarri në një banesë në Elbasan, humb jetën edhe kryefamiljari
Zjarri në një banesë në Elbasan, humb jetën edhe kryefamiljari
Shpërndaje
14:13 10/05/2014Kryefamiljari i familjes rome, shtëpia e të cilëve u shkrumbua pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spital.Eduart Seferi, pësoi diegie të rënda në tentativën për të nxjerrë nga banesa pjesëtarët e tjerë të familjes.Në këtë ngjarje të ndodhur në lagjen “Brigada e 17 sulmuese”, mbetën të vdekur bashkëshortja e Seferit, Lumturie Basha 30-vjeç si dhe djali i saj 7-vjeçar.Viktimat ndodheshin brenda në shtëpi kur zjarri përfshiu banesën e tyre.Sipas policisë, shkak për këtë zjarr dyshohet së është bërë soba me dru që familjarët përdornin për ngrohje, tubi i së cilës kalonte në tavanin prej kompesate i cili mendohet se mori fillimisht flakë.