Ja si do të jetë moti në fundjavë
Edhe pse moti gjatë ditëve të javës ka qenë më kthjellime dhe vranësira, në fundjavë nëse keni plane për të shkuar në bregdet do të shijoni rrezet e diellit.
E shtuna do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, por nuk do të mungojnë dhe vranësirat kalimtare në zonat malore. Pasditja do të largojë vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët.
E diela gjithashtu do vijojë më kthjellime në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku do të ketë dhe vranësira kalifate. Pjesa e dytë e së dielës mbetet në kushtet e kthjellimeve në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mesditën e së shtunës, ndërsa e diela sjell rrije të ndjeshme të temperaturave duke bërë që maksimalja në rang vendi të ngjitet në 25 gradë celsius.
/tvklan.al