Video e parë nga shkatërrimet që shkaktuan raketat amerikane në Siri
SHBA-të kanë sulmuar me raketa regjimin e Presidentit sirian, Bashar al Assad, si ndëshkim për sulmin me armë kimike të së martës ndaj popullatës civile në Idlib.
Televizioni rus “Rossiya 24” ka publikuar videon e parë nga baza ajrore siriane që u godit nga raketat amerikane. Pentagoni tha se kishte lëshuar 59 raketa Tomahawk ndaj objektivave siriane. Në video shfaqet një hangar avionësh i dëmtuar rëndë. Është e paqartë nëse në hangar ka parur avionë apo jo. Të tjerë hangarë të shkatërruar avionësh shihen në të njëjtën bazë ushtarake. Videoja u filmua nga korrespondenti i “Rossiya 24”, Evgeny Poddubny, i cili tha se nëntë prej avionëve në bazën ushtarake ishin dëmtuar nga sulmet me raketa. Trump tha se Amerika po sulmonte bazën ushtarake nga ku u ngritën avionët e ushtrisë siriane për të kryer sulmin me armë kimike të martën, si pasojë e të cilit u vranë dhjetëra civilë, përfshirë edhe fëmijë./tvklan.al