Dhuna në ndeshjen e basketbollit, trajneri i Vllaznisë akuzon Federatën
Përleshjet mes tifozëve penguar Superkupën në Basketboll për meshkuj të luhej mbrëmjen e së enjtes. Përkrahësit e Tiranës dhe Vllaznisë u përplasën fillimisht jashtë dhe më pas brenda pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Një situatë të tillë basketbollistët amerikanë të Vllaznisë nuk kishin përjetuar më parë.
Chris Oliver (Basketbollist i Vllaznisë)
Ishte një përvojë që se kam parë asnjëherë. Situata ishte e çmendur, shpresoj që të mos përsëritet më. Policia bënë më të mirën, por ishin shumë pak, ata u munduan të zgjidhnin situatën.
Derryl Palmer (Basketbollist i Vllaznisë)
Kisha frikë sepse ishte hera e parë që shikoja diçka të tillë në një ndeshje basketbolli, kështu që doja vetëm të largohesha nga aty. Isha i shokuar! Nuk besoj se tifozët e Tiranës kishin ndonjë problem me lojtarët, pasi konflikti i tyre ishte me tifozët e Vllaznisë. Shpresoj që Federata të vlerësojë këtë situatë që të mos përsëritet.
Trajneri i Vllaznisë, kroati Jeronimo Sarin akuzon Federatën e Basketbollit si organizarore e ndeshjes se nuk kishte marrë masat e duhura.
Jeronimo Sarin (Trajner i Vllaznisë)
Përfundimisht organizimi i ndeshjes nuk ka qenë në nivel siç duhej të ishte. Me 3000 persona në pallat minimumi duhej të ishin rreth 200 policë, me siguri nuk e prisnin të ndodhte diçka e tillë.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani pranon mangësitë në organizimin e ndeshjes.
Korab Llazani (Sekretar i Përgjithshëm i FSHB-së)
Duhet të ishin marrë masa akoma më eksterme, duke e ditur përplasjet që dy tifozeritë kanë të trashëguara.
Ngjarja është dënuar edhe nga Klubi i Basketbollit Tirana me anë të një deklarate në faqen zyrtare në Facebook. Policia dërgoi ndjekje penale disa personat e përfshirë. Pas dhunës Federata e Basketbollit vendosi të shtyjë për të hënën sfidën, që do të luhet pa praninë e tifozëve.
Tv Klan