15:59 10/05/2014Mbremjen e së premtes “La Stravaganca” e Angjelin Preljocaj pati premierën e saj të parë për publikun shqiptar. Baleti i koreografit me origjine shqitare, arti i të cilit është ngjitur në skenat e mëdha të botës u interpretua nga 12 balerinët e përzgjedhur të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.“La Stravaganca”, e cila rrëfen historinë personale të Angjelin Preljocaj u krijua në vitin 1997. Kultura e dyfishtë e një djali emigrantësh në Francë në rrugëtimin drejt suksesit është ajo çka koreografi përcjell përmes gjuhës së trupit.Në këtë rikthim në vendin e origjinës, që përkoi edhe me Ditën e Evropës, Preljocaj vjen bashkë me katër nga balerinët e trupës së tij, për të interpretuar edhe pjesën “Royaume Unite”, e frymëzuar nga tingujt hip-hop.Dy shfaqjet që do të jenë në skenë në 10 dhe 11 Maj janë fillimi i bashkëpunimit mes Teatrit të Tiranës dhe Baletit Preljocaj. Projekti 3-vjeçar përmban një shkëmbim të repertorit, të nivelit teknik dhe angazhimin e balerinëve shqiptarë në shfaqjet e Preljocaj.TV KLAN