Sulmi në Suedi, kapet autori
Një burrë ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në Stockholm pasi u arrestua nga policia në Marsta, 20 km në veri të kryeqytetit nordik.
Të paktën 4 persona mendohet të kenë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi kamioni hyri në mesin e turmës së këmbësorëve në qendër të qytetit.
Policia bëri publike foton e një burri që mbante veshur një xhaketë jeshile, bluzë gri me kapuç dhe këpucë të bardha, por tha se ai ishte thjesht një i dyshuar.
Mbetet akoma i paqartë fakti nëse bëhet fjalë për të njëjtin person./tvklan.al