Horoskopi 8 prill 2017
Dashi – Takimi me njerëzit që njihni do bëjë të ndiheni mirë sot. S’ka asnjë arsye të qëndroni në shtëpi, vetëm dhe të depresuar, kur dini se ka njerëz që do donin të dëgjonin nga ju. Mos mendoni se të tjerët janë shumë të zënë për të dëgjuar mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Demi – Mos u pezmatoni nga ngjarjet e shkuara. Është koha për të lëvizur para. Ngrihuni nga krevati sikur të ishte dita juaj e parë në planet. Kuptoni sa me fat jeni të jeni gjallë dhe sa shumë fuqi dhe pushtet keni. Përdoreni me mençuri fuqinë tuaj sepse do të kuptoni se është më e fortë se zakonisht.
Binjakët – Do të keni konflikte emocionale nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Njerëzit do t’ju shkelin nëse u jepni mundësinë. Sigurohuni që nuk jeni i cënueshëm. Dikush mund të jetë i gatshëm të konfrontohet me ju, kështu që duhet të jeni të gatshëm të mbroni veten. Kini besim në vetvete!
Gaforrja – Njerëzve u ka munguar shoqëria juaj së fundmi. Paraqituni atje ku besoni se do të viheni re dhe do të vlerësoheni. Shikoni tpikat e mira të të tjerëve në vend që t’i gjykoni për pikat e këqija. Nuk do t’u mungoni njerëzve nëse flisni pas shpinës së tyre.
Luani – Mos veproni sikur dini gjithçka sot. Kjo lloj sjellje nuk do t’ju çojë asgjëkund. Kujtoni se çdokush që kundërshtoni ka diçka për t’ju mësuar, kështu që mos nënvlerësoni as të pastrehët në rrugë. Jini të sjellshëm dhe do të keni sukses.
Virgjëresha – Ka një fuqi të veçantë në fjalët tuaja sot. Po ashtu, edhe një vetëbesim të brendshëm që sillet rreth jush fuqishëm. Duhet ta vini re fuqinë e emocioneve dhe personalitetit tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të hedhur hapa para. Mos i lejoni të tjerët t’ju bindin për diçka që ju nuk jeni 100 % i sigurt vetë.
Peshorja – Thyejeni çdo derë që ju duket e mbyllur sot. Nuk do të kërkojë shumë përpjekje nga ana juaj për ta arritur këtë sot. Çelësi është të jeni më fleksibël në qasjen tuaj dhe të bashkoni fuqinë tuaj me të grupit në vend që të punoni kundër njëri-tjetrit. Do të zbuloni se kur u hapeni të tjerëve, ka një numër të madh personash që duan ta thyejnë të njëjtën derë sikundër edhe ju.
Akrepi – Nëse ju duket sikur po harxhoni “baterinë” tuaj rezervë, mos harroni të kujtoni se keni të tjera rezerva të gatshme për tu futur në lojë. Kjo mund t’ju ndihmojë të dini se ju punoni më mirë nën presion. Qëndroni të qetë dhe kujtoni se nuk është fundi i botës nëse nganjëherë gjërat nuk shkojnë sipas planeve tuaja.
Shigjetari – Shtojini pak shkëndija ditës suaj. Angazhojeni veten. Gëzojeni ditën që ju është dhënë dhe sigurohuni që ta mbushni çdo minutë të mundshëm. Bezditë e vogla mund të kthehen në kokëçarje të mëdha nëse nuk jeni të ndershëm dhe neutralë në punën tuaj.
Bricjapi – Jini energjikë dhe demonstroni fuqinë tuaj. Organizoni një aktivitet që u jep kënaqësi njerëzve përreth jush. Disa mund të mos kenë mundësi t’ju qëndrojnë pranë tani. Mos u shqetësoni – ky është problem i tyre, ju i juaji. E rëndësishme për ju tani është të jeni vetvetja.
Ujori – Bëni kujdes në sa rëndësi u jepni sendeve! Nëse vazhdoni të mendoni se sa shumë ju nevojiten sendet për të qenë të lumtur, kurrë nuk do ta kuptoni rëndësinë e atyre që keni. Po ashtu, mos mendoni se duhet t’u blini të tjerëve gjëra të prekshme për t’u treguar se i doni.
Peshqit – Është e rëndësishme ta ktheni vëmendjen tuaj drejt çështjeve shpirtërore tani. Mendoni të regjistroheni në kurse yoge, të cilët kombinojnë meditimin me praktikën fizike. Është jetësore të lidhni mendjen, trupin dhe shpirtin bashkë. Sa më shumë të mund t’i integroni këto tri pjesë të qenies suaj, aq më i shëndetshëm do të ndiheni. Edhe kurset e kërcimit mund t’ju bëjnë punë. /tvklan.al