Ndaj Flamurtarit, ndeshja e sezonit
Skënderbeu luan mundësinë e fundit për të qëndruar në ritmin e Partizanit dhe Kukësit në krye të renditjes. Nëse nuk fiton me Flamurtarin, në Vlorë del jashtë loje për titullin kampion të sezonit.
Osmani nuk humb shpresat se korçarët do të vazhdojnë të jenë në garë, dhe kjo do të shfaqet në ndeshje direkt me Kukesin dhe Partizanin.
“Ekipi Skënderbeut nuk dorëzohet. Nuk kemi dhënë maksimumin por do bëjmë lojën tonë si në 6 vjet. Në ndeshjet përballe kemi tregu qe jemi me mire se ata. Ndeshje të vështira të dyja”.
Flamurtari këtë sezon lufton për mbijetesën në Superligë. Për të motivuar lojtarët klubi ka vënë në dispozicion 10 milionë lekë.
Tv Klan