Vrasja e Artan Cukut, merren në pyetje dy vëllezërit Daka


Vrasja e Artan Cukut, merren në pyetje dy vëllezërit Daka

11:13 10/04/2017

Një ditë pas vrasjes së ish-drejtorit të policisë Artan Cuku, policia ka marrë ne pyetje dy vëllezërit Daka si të dyshuar për këtë ngjarje.

Bujar Daka dhe Flori Daka kanë qenë në Shkodër kur janë thirrur nga policia për t’u pyetur në lidhje me ekzekutimin e Artan Cukut.

Bujari dhe Flori janë vëllezërit e Agim Dakës, i cili  u vetëvra në 2005 kur po merrej në pyetje nga shefi i komisariatit numër 5 Artan Cuku.

Por dy vëllezërit e Agim Dakës kanë deklaruar në polici se këtë çështje e kanë mbyllur kohë më parë sipas Kanunit.

Pasi u moren në pyetje, Bujar Daka dhe Flori Daka janë lënë të lirë. 

Atan Cuku u qëllua me 5 plumba në hyrjen e pallatit ku banonte, mbrëmjen e së shtunës.

Autorët ende nuk janë identifikuar./abcnews.al

 






Të ngjashme