Droga nga Gjiri i Lalzit, burg për 4 nga anëtarët e grupit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 4 nga 7 arrestuarit e grupit që trafikonte kanabis nga Gjiri i Lalzit drejt brigjeve të Italisë. Togat e zeza e kanë cilësuar të ligjshëm ndalimin për Eduart Sallakun, i cilësuar si orgazatori dhe kreu i grupit, duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Në qeli janë lënë dhe tre pjestarët e fisit Brahja, Gjon, Jurgen dhe Vitor Brahja. Ndërsa për Lazër Lazrin, pronari i njërit prej skafeve është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Ditën e martë pritet të dalin para gjykatës dhe dy italianët Gianfranco Majorano dhe Donato Carluçi.
Në datën 5 Prill, ky grup do të trafikonte nga drejt Italisë sasi të konsiderueshme kanabis. Sipas hetimeve, në krye të grupi ishte Eduart Sallaku.
Vitor, Jurgen dhe Gjon Brahja do të merreshin me trasnportin e drogës në skafin e Lazër Lazrit. Ndërsa në det të hapur prisnin dy italianët me një tjetër skaf.
Tv Klan