PS zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Kavajës
Klodian Shehi do të jetë kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë së Kavajës. Shehi mban aktualisht detyrën e Nënkryetarit të kësaj Bashkie.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, të zhvilluar këtë të hënë.
Më herët opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë me kandidat në këto zgjedhje, që do të mbahen më 7 Maj, ndërsa paralajmëroi një protestë të madhe kombëtare në Kavajë, po në këtë datë.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi./tvklan.al